Po evakuohet rajoni lindor – problematike pjesa tjetër

April 6, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka paralajmëruar njerëzit në pjesë të mëdha të Ukrainës lindore që të evakuohen derisa është ende e mundur.

Iryna Vereshchuk tha se udhëheqësit ushtarakë në rajonet e Kharkiv, Donetsk dhe Luhansk po u kërkonin banorëve vendas të përpiqeshin të largoheshin dhe se ata po bënin gjithçka që mundeshin për ta bërë këtë “në mënyrë të organizuar”, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Nëse njerëzit nuk largoheshin, tha ajo, së shpejti do ta gjenin veten nën zjarr dhe nën kërcënimin e vdekjes.

“Nuk mund të bëjnë asgjë kundër kësaj dhe ne nuk do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata,” shtoi ajo.

Rusia ka thënë se po ripërqendron operacionet e saj ushtarake në Donbas, që përfshin rajonet Donetsk dhe Luhansk. Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është shënjestruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Azem Vllasi habitet me pyetjen e studentit Naser Berisha!

Story i radhës

Gjithçka që duhet të dini për Hënën e Re që vjen në fund të muajit prill

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë