po e ul nivelin ne ndeshjet e fundit 622dca41428b4

Po e ul nivelin në ndeshjet e fundit

March 13, 2022
1 minut lexim

Tashmë nuk është më surprizë, por Armando Broja është kthyer në realitet të ri në Premier League. Sulmuesi shqiptar e dëshmoi veten ndaj ekipeve më të forta të Europës se çfarë është i aftë të bëj.

Madje në një moment kur kalendari i rezervoi tre kundërshtarë radhazi si Manchester City, Totenham dhe Manchester United, në të tre ndeshje u shpall lojtari më i mirë te Southampton.

Kjo tregoi se Broja ishte gati për t’u përballur ndaj mbrojtësave më të mirë dhe mund t’i kalonte ata pa pasur kurrëfarë problemi, madje duke mos llogaritur asnjë ngjeshjen e kalendarit.

Por në dy takimet e fundit ndaj Aston Vilës dhe Newcastle, sulmuesi i Shqipërisë nuk dukej i motivuar mjaftueshëm. Sidomos në sfidën e fundit ishte tërësisht jashtë loje duke mos tentuar asnjë driblim nga ato të zakonshmet e tij.

Një mungesë dëshire që pritet të ndëshkohet në ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton “Hampshire”, Broja pritet që ta nisi nga stoli kundër Watford në takimin e Premier League që do të nisi në orën 15:00. Vendin e tij do ta marrë Adam Armstrong që i aktivizuar në vendin e Armandos ndaj Newcastle ishte më energjik. Një shkundje kjo që i shërben Brojës për t’u mos relaksuar lehtë, por gjithçka pritet të vërtetohet në formacionin zyrtar, pasi në të mundshmin gjendet në stol.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

drenicasja qe hyri ne librin guinness po synon rekorde tjera 622dc52221724
Story i mëparshëm

Drenicasja që hyri në librin Guinness po synon rekorde tjera! 

nese e doni dike lereni te lire 622dca4534c6f
Story i radhës

Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë