Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Ai në një postim në Facebook e cilësoi Hajrizin si një “vrasës serik, hajdut dhe grabitës”.
“Mos e quani hero e as trim, sepse mund t’i nxisë djemët e tjerë ta ndjekin rrugën e tij”, shkroi avokati, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mu qu prej Kosovës, me shku me i lanë eshtrat në Serbi, duhet me kanë fort lopë.
Mos e quani hero e as trim, sepse mund t’i nxisë djemët e tjerë ta ndjekin rrugën e tij.
Faton Hajrizi ishte vrasës serik, hajdut dhe grabitës.
Hiq bre s’ më intereson kush e ka vra, ai u vra në përpjekje për të ikur pas krimeve të një pas njëshme ndaj policisë dhe popullit të tij.