Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i replikoi Artane Rizvanollit në lidhje me situatën e fundit në KEK.
Krasniqi tha se LVV-ja e ka kap sektin e energjisë.
“Që dy vjet e gjysëm Nagip Krasniqi është kryeshef dhe Bordi është i njëjtë. Qe tre vjet e keni Nagipin e keni aty. E keni kap sektorin e energjisë. Pse nuk e keni ndal që tre vjet. Pse po vazhdoni qëllimshëm me iu pagu qindra-miliona euro serbëve”
Pas fjalës së Krasniqit, Rizvanolli kërkoi fjalën por Konjufca nuk ia dha në atë moment.
”Po bre Ministre e patët fjalën” i tha Konjufca-Rizvanollit”.