“Po bisedohet me një grup deputetësh nga koalicionet e tjera”, Andonovski: Janë të vetëdijshëm Mickoski është kryeministri i ri

1 minut lexim

Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE në “Daily Click” në TV21 tha se ka bisedime me deputetë nga koalicione të tjera, që të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës. I pyetur nëse deputetët, të cilët mund t’i bashkohen koalicionit, vijnë nga PRSD-ja, PLD-ja, gjegjësisht nga partnerët e koalicionit të LSDM-së, Andonovski tha se mund ta konfirmojë se është duke u biseduar me një grup më të madh të deputetëve, të cilët në periudhën e kaluar kanë shfaqur interes për t’u bashkuar, por janë penguar për shkak, siç tha ai të presioneve e shantazheve politike.

“Mendoj se në periudhën e ardhshme do të inkurajohen dhe do të na bashkohen sepse janë të vetëdijshëm se kryetari Hristijan Mickoski është kryeministri i ri”, thotë Andonovski.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Nagavci kërkon të miratohet Statuti i ri i Universitetit Publik

Story i radhës

Skema e mikrokredive, Korreshi: Përmbaruesit po shesin shtëpitë me 30% të vlerës për marrë 1 milionë lekë

Të fundit nga