​Po bënte hiking me qenin, gjendet në Karaburun turisti gjerman

Turisti gjerman, që u raportua i humbur një ditë më parë në Gadishullin e Karaburunit është gjetur.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij, i cili prej mëngjesit të djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit, shtetasi gjerman është mirë dhe ka nisur mesazh (sinjal) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget”, një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

73-vjeçari është i apasionuar pas hiking, ecjeve në natyrë dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. 

Ndërkohë, policia ka kontaktuar me të dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Serbia “pushton” përsëri tregun e Kosovës me mallra, ia kalon Shqipërisë

Story i radhës

Me fotot e papublikuara më parë, Sara Hoxha i bën urimin e veçantë Ledri Vulës në ditën e tij të lindjes

Të fundit nga