plumbat ne cair perfunduan me vdekje policia kap gjurmet e dy autoreve 6aa3f04d8ec93

Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Policia kap gjurmët e dy autorëve

September 11, 2026
1 minut lexim
att.6DdnpVmEVVuVw2UacMDdMLwUTh6 fcwOHOtMGjUwPbM

Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit A.M. në Çair të Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj R.K. dhe I.S. është ngritur kallëzim penal për veprën penale “vrasje”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”, ku nga një motoçikletë me dy persona është qëlluar me armë zjarri drejt një grupi njerëzish.

Gjatë të shtënave, 26-vjeçari A.M. nga Shkupi u godit nga një plumb. Ai u transportua me autoambulancë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, por, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta emma bonino shuhet figura ikone e politikes italiane dhe mbrojtesja e te drejtave te njeriut 6aa3eb90c8d11
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut

FB IMG 1789130134423
Lajmi i radhës

Kostovski pret ambasadorin e Kosovës në Luboten të Butelit: Po thellojmë bashkëpunimin me Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë