Plumb pranë derës së shtëpisë së Taravarit/ Mbrëmë u sulmua Nebiu, Lloga bën thirrje për maturi e qetësi

February 5, 2024
min lexim

Me të dal nga shtëpia rreth orës 8:30 , kryetari i ASH-së Arben Taravari para shtëpisë së tij gjeti një plumb.

Kjo është shtëpia e kryetarit të Aleancës për shqiptarët Arben Taravari e cila gjendet në rrugën Borçe Jovanovski në Gostivar. Ai sot rreth orës 8.30 minuta para shtëpisë së tij ka gjetur një plumb i cili dyshohet se është model i Kallashnikovit , policia tani është në vendin e ngjarjes për të parë se kush e ka hedhur apo vendosur plumbin para shtëpisë së kryetarit të ASH-së.”

Nga SPB Tetovë sot dolën me një raport duke thënë se ata janë duke treguar rastin.

“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB- Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”- thanë nga SPB-ja e Tetovës.

Tensionet nisën që mbrëmë kur Driton Nebiu, drejtor nga radhët e ASh, i cili njoftoi se është sulmuar nga disa persona.

“Një kohë të gjatë kemi qenë në aktivitete partiake dhe shkuam me bashkëpartiakët për të ngrënë ushqim dhe nga një person i pa njohur u sulmova pasi se ishte i ulur në karrige. Pastaj mora vesh se ai ka qenë Krenar Osmani. Asnëjhër në jetë nuk e kam njoftuar të paktën asnjë koment te vetëm nuk kam pas me atë, as si emër nuk e njohë e as nuk e kam dëgjuar.”- deklaroi Dritan Nebiu – funksionar i ASH-së.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar pas ndasive që janë krijuar në parti. Lloga thotë se zyrat e ASH-së janë të të gjithë anëtarëve, ndërsa thekson se edhe nëse vjen puna deri në ndarje të partisë, i njëjti proces të bëhet në mënyrë të civilizuar.

“Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e dënojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë.”- theksoi Krenar Lloga – ASH.

E gjithë kjo zënkë brenda ASh-së po bëhet për shkak dallimeve për atë se si do të shkojë partia në zgjedhje.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dogana forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri në tregun e barërave

Story i radhës

Punonjësit e universiteteve shtetërore pagën e janarit nuk do ta marrin me rritje siç ishte premtuar

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë