Pluhuri Saharian mbulon Prishtinën

April 24, 2022
1 minut lexim

Ajo çfarë u pa pasditen e së hënës në qiellin e Prishtinës mund ta bëjë shumëkënd të mendojë për smog e ndotje, por në fakt ishte pluhur saharian.

Koncentrime të pluhurit saharian janë regjistruar sot në vendin tonë, derisa dielli dukej zbehtë në orët e pasdites në Prishtinë.

Prishtina Weather raporton se qartësisht janë vërejtur edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive.

24.04.2022 – Koncentrime të pluhurit saharian janë shtrirë mbi rajon dhe vendin tonë gjatë ditës së sotme, që edhe i dhanë qiellit një pamje më të zbehtë, derisa gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive”.

Ky fenomen është si pasojë e cikloneve që vijnë nga vendet e Afrikës, duke ngritur pluhurin Saharian.

Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tri herë në vit, më shpesh në pranverë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DW/ Emmanuel Macron rizgjidhet President i Francës

Story i radhës

Albin Kurti e quan Vuçiç “Putini i vogël”: Po kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan si kurrë më parë

Të fundit nga

ShkoLartë