pluhuri afrikan mbulon kreten qiell ngjyre portokalli dhe atmosfere mbytese ne heraklion dhe hania 68337942450b5

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën! Qiell ngjyrë portokalli dhe atmosferë mbytëse në Heraklion dhe Hania

May 25, 2025
1 minut lexim

Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli.

Siç shihet edhe në foto, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës. E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët.

Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës ka lëshuar rekomandime për qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.

Image

Nga Kreta

Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri të dielën në mbrëmje, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë.

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

legjendat e lirise nderojne tifozin legjende 683375bfe4232
Story i mëparshëm

Legjendat e Lirisë nderojnë tifozin legjendë

banoret e krileves kerkojne zgjidhje per lidhje me te lehte me prishtinen 683379f50be98
Story i radhës

Banorët e Krilevës kërkojnë zgjidhje për lidhje më të lehtë me Prishtinën

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë