Plevneliev: Serbia nuk do të lejojë Maqedoninë të anëtarësohet para tyre në BE

February 6, 2023
1 minut lexim

Sofje, 6 shkurt – Ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, në një intervistë për BTV ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë asnjëherë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para tyre, dhe para se të rregullojnë pozitën e tyre gjeopolitike, e kjo e fundit sipas tij, është e copëtuar mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian, transmeton Zhurnal.

“Serbia do të bëjë gjithçka që mundet që të pengojë procesin e bisedimeve për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian para se ta bëjnë vet këtë. E shohim se vet Serbia ende po lëkundet mes orbitave të Rusisë dhe Evropës”, deklaroi Plevneliev.

Sipas tij, qeveria e RMV-së qëndron e varur dhe situata e saj nuk është e lehtë. Për këtë, pozita bullgare duhet të jetë ndihmë për eurointegrimet e RMV-së.

“Duhet të kemi politikë balansuese, ne në Bullgari duhet të kemi kujdes të mos bëjmë provokime. Duhet të sillemi si të rritur, duhet ta dijmë se është luftë e vështirë të heqim dorë nga e kaluara fashiste tito-stalinistike. Për fat të keq, elitat e sotme në RMV ende vuajnë nga kjo”, sqaroi Plevneliev i cili ishte president i Bullgarisë nga viti 2012 deri në vitin 2017./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Osmani: Mendimet tona janë me Turqinë, do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona

Story i radhës

Getoar Selimi ‘hap’ zemrën, këngëtari bën rrëfimin prekës: Kur lindi Marget zbulova sëmundjen e rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë