20 çadra dhe 40 shezlongë janë hequr nga Autoriteti Kombëtari i Bredetit në plazhin “Pasqyrat” në Sarandë.
Nga operacioni “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, çadrat janë hequr pasi pronari i tyre i kishte vendosur pa lejen e bashkisë.
Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.