Platforma rivale e Twitter rritet nga 300 mijë në Tetor në 2.5 milionë në Nëntor

Mastodon, platforma e decentralizuar e media sociale ku të gjithë po shkojnë si alternativë e Twitter, shikoi numrin e përdoruesve të rritej nga 300 mijë në Tetor në 2.5 milionë në Nëntor.

Themeluesi dhe zhvilluesi lider i Mastodon, Eugen Rochko e ndau lajmin në një postim në blog. Elon Musk mori drejtimin e Twitter në fund të muajit Tetor dhe Mastodon shikoi një rritje të menjëhershme të numrit të përdoruesve.

Postimi i Rochko adresoi edhe vendimin e Twitter për të mos lejuar publikimin e lidhjeve të Mastodon, bllokimin e gazetarëve dhe llogarisë së Mastodon në platformë.

“Është një përkujtues se platformat e centralizuara mund të aplikojnë kufizime arbitrare dhe të pandershme në atë çfarë mund të bëni apo të thoni,” shprehej ai.

Mastodon nuk është e vetmja alternativë që përdoruesit por janë drejtuar. Hive është një tjetër platformë e re ndërsa të tjerë po shkojnë drejt Discord, Tumblr dhe Reddit.

Edhe pse interesi në diçka tjetër përtej Twitter i përdoruesve po shtohet, aplikacioni i cicërimave po qëndron i fortë ndërsa 17.5 milionë përdorues votuan në anketën e fundit të Musk.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

The Guardian: Kërkesa e Serbisë ndaj NATO-s, shqetësim që mund të jetë hap i parë drejt një vendimi të njëanshëm

Story i radhës

Gjermani: A është funksional Bundeswehri?

Të fundit nga