platforma per bashkimin e demokrateve boci disa deputete po tentojne te krijojne dy pd 625b089ad1b6d

Platforma për bashkimin e demokratëve/ Boçi: Disa deputetë po tentojnë të krijojnë dy PD

April 16, 2022
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e sheh me skepticizëm platformën që u prezantua këtë të shtunë nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e PD-së, firmosur nga 32 deputetë.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ai vlerëson se një grup i vogël deputetësh demokratë kanë një tendencë për të ndarë PD-në në dy parti.

Unë kam kërkuar që për çdo ide, apo të tillë platforme, të ketë një miratim në kryesinë e grupit parlamentar, dhe më pas vendimmarrja i takon grupit parlamentar. Iniciatorët duket që trukojnë me hile në raport me atë çka duan deputetët, duke prekur ndjeshmërinë e tyre. I mbështesë në shqetësimin e tyre për te pasur një PD të bashkuar, por duhet të jemi koshientë që vendimmarrja kalon në një procedurë miratuese detyruese.

Nuk mund të marrë grupi parlamentar atribute politike. Tendenca e disave, e një grupi të vogël, jo e gjithë deputetëve në tërësi, për të krijuar dy PD, është një tentativë përçarëse dhe nuk frymëzon apo sjell bashkim, dhe duhet ndalur.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

drita finalistja e pare e kupes se kosoves 625b0896bae4e
Story i mëparshëm

Drita – finalistja e parë e Kupës së Kosovës

parashikimi i motit per diten e diele 625b089f38b6f
Story i radhës

​Parashikimi i motit për ditën e diele

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë