Platforma për bashkim/ Alibeaj i përgjigjet kritikëve: Koha për të ndalur rrugën e përcarjes

April 16, 2022
1 minut lexim

“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve”, kështu shkruan në një postim në facebook kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në përgjigje të reagimeve ndaj platformës për bashkimin e demokratëve.

“32 deputetë të grupit parlamentar të PD janë jo vetëm vota, por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përcarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë.

Jo me fjalë por me vepra konkrete, në cdo qelizë të partisë dhe jo vetëm në zyrat e selisë qendrore.

Deputetët e PD duhet t’i shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri është tani.” -vijon më tej Alibeaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet/ Le Pen apo Macron? Kosova sytë nga zgjedhjet në Francë

Story i radhës

Ukraina pretendon se 20.100 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit

Të fundit nga

ShkoLartë