Situatë kaotike në Lushnjë, plasin grushtat dhe shkelmat në tribunë!
Situatë kaotike te Lushnja.
Dy golat e pësuara në pjesën e parë ndaj Luzit 2008 në sfidën që po zhvillohet në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj situate aspak të pranueshme, teksa mësohet se ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa situata u mor në kontroll nga forcat e rendit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë.