Plas te Bayerni, futbollisti braktis stërvitjen

October 31, 2022
1 minut lexim

Përtej 15 golave të shënuar në 3 sfidat e fundit në Bundesligë në “Allianz Arena”, rekordmenët nuk po e shijojnë plotësisht formën e mirë, pasi një problem ka dalë në dritë së fundmi, i cili faktikisht kishte kohë që endej pa u prezantuar publikisht.

Fjala qëndron mbi situatën e Benjamin Pavar. Mbrojtësi francez i ardhur me bujë në Mynih gjatë merkatos së 2019-ës duket se i kanë përfunduar bateritë në këtë sezon, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe atë të nervave, ku largimi nga seanca e fundit stërvitore e dëshmon edhe njëherë pakënaqësitë e anësorit “transalpin”.

Përpara mbylljes së merkatos së kësaj vere, emri i Pavarit lakmohej shumë mbi mundësitë e largimit, pas blerjes së Mazrauit, përveç konkurrencës me Lukas Hernandezin.

Në intervistën e para pak kohësh te “Kicker”, 26-vjeçari e pranoi se e mendonte zhvendosjen larg Mynihut, por diskutimi me Nagelsmanin e bindi të qëndronte me shpresën se 35-vjeçari i kishte premtuar rolin e titullarit.

Goli ndaj Barcelonës ka pasur efekt tek ish-lojtari i Shtutgarti, aq sa për t’u shprehur me veprime konkrete. Fillimisht Benjamini u largua përpara kohe në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të duelit me Maincit.

Historia ka përshkallëzuar në seancën përgatitore të së dielës me gjestin e lojtarit me numër “5”.

Francezi është larguar përpara kohe, si shenjë mospëlqimi mbi bazë të asaj se çfarë ishte thënë në fillim të sezonit dhe asaj që po përjeton aktualisht. Shkaku i përçarjes në fjalë e ka emrin Mazraui.

Marokeni falë performancave të mira ka rrëmbyer vëmendjen e Julianit, e përkthyer me vendosjen si titullar në formacionin bazë. Situata bëhet akoma më e paqartë ku përveç reagimeve të tilla, kontrata e mbrojtësit skadon në 2024-ën dhe mundësitë mbi një rinovim të mundshëm janë venitur ndjeshëm.

Çelësi insistoi në dritaren e transferimeve verore, por këmbëngulja e trajnerit ndikoi në refuzimin e Pavarit ndaj bluve të Londrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA gjobiti FFM-në me 14.500 euro për fishkellima gjatë himnit bullgar

Story i radhës

Pa rrymë një pjesë e Sarajit, Çuçer Sandevës dhe Markova Sushica

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë