Një përleshje fizike ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Gjilan të Kosovës, ku janë përfshirë një profesor dhe një nxënës.
Përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.
“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.
Ai tutje bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor./albeu.com