Sherret në lokalet e natës janë prezente kudo në Greqi e madje shpesh kanë fund tragjik.
Kështu ndodhi në orët e para të mëngjesin jashtë një klubi nate në Ghazi, ku pas një sherri që ndodhi brenda dyqanit disa nga personat e përfshirë dolën dhe filluan të qëllojnë.
Ngjarja u regjistrua pak pas orës 4 jashtë në Ieras Odos ndërsa një person ka mbetur i plagosur nga sherri dhe është dërguar në spital.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë kryer arrestimin e tre klientëve të dyqanit. Ata gjetën tre gëzhoja nga konflikti i armatosur.
Ende nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në të shtëna, por nuk hiqet mundësia që të ketë shqiptarë të përfshirë.