Plas sherri në mes të emisionit/ Deputeti kapet keq me avokaten: Po ndërrojnë gratë përditë, jo më partitë

Të ftuar në “Shqipëria Live” deputeti Halit Valteri dhe avokatja Enida Bozheku, kanë debatuar ashpër në studio, ndërsa biseda ka kaluar edhe në personale.

Tërthorazi, avokatja është shprehur ndaj deputetit se ai nuk ka karakter, pasi sipas saj personat që ndërrojnë parti dhe ideologji nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit në institucione.

Halit Valteri: Ju nuk mund të jeni as gjykatëse, as prokurori.

Avokatja: Ne flasim për absudin. Vazhdojmë tek tjetra

Halit Valteri: S’mund të bësh dorën “le të vazhdojmë”, se nuk më ke në punë.

Avokatja: Po unë shyqyr, unë nuk mund të marr njerëz në punë që janë partiak, apo që ndërrojnë parti.

Halit Valteri: Po s’ka lidhje. Më mirë të ndërrosh parti se të ndërrosh ndonjë gjë tjetër.

Avokatja: Kur ndërron parti, s’ke as dinjitet as karakter.

Halit Valteri: Njerëzit po ndërrojnë gratë…

Avokatja: Po ç’lidhje ka te gratë, ajo është çështje personale

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gërdovci: Për shumë vite nuk i është dhënë rëndësia e mjaftushme bujqësisë në Prishtinë

Story i radhës

Betimi i tre kryetarve të rinj në veri jashtë objeketeve komunale/ Dugolli: Nuk e bënë ndërtesa funksional një kryetar komune

Të fundit nga