Plani për themelimin e mikroshtetit të Urdhrit Bektashi, protestë para zyrave të KMSH

1 minut lexim

Para zyrave të Komunitetit Mysliman Shqiptar po zhvillohet një protestë kundër planeve për krijimin e një mikroshteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri.

Prej disa ditësh është raportuar gjerësisht ideja e themelimit të një shteti sovran bektashi, duke ndjekur stilin e shtetit të Vatikanit në Romë.

Ditën e djeshme edhe vetë KMSH u shpreh kundër kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo nuk është konsultuar me komunitetin ndërfetar.

KMSH u shpreh në reagimin zyrtar se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe se në këtë kontekst shpreh shqetësimin për deklaratat publike ku flitet për “Islamin modern”, “Islamin shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës.

Story i mëparshëm

Tirana mirëpret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në 2025

Story i radhës

Netanyahu deklaron se do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hezbollahut

Të fundit nga