Plani për reformat e gjyqësorit/ Një përgjigje ndaj rekomandimeve nga Brukseli?

October 26, 2024
1 minut lexim

Shkup, 25 tetor – Në kuadër të agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut, për të cilën Komisioni Evropian dha dritën jeshile, është planifikuar një ligj i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të miratohet deri në qershor të vitit 2025, në vend të shpërbërjes së tij të plotë. Qeveria angazhohet në Bruksel se reformat do të jenë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias nga shtatori 2023 dhe rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së nga dhjetori i vitit të kaluar.

Në Raportin e KE-së për agjendën e reformave për Maqedoninë e Veriut, theksohet rëndësia e konsolidimit të një Këshilli Gjyqësor të pavarur përmes miratimit të një ligji të ri. Reformat kundër korrupsionit janë vlerësuar si të përshtatshme dhe ambicioze, që synojnë përmirësimin e hetimeve, procedimeve penale, dënimeve dhe konfiskimeve, me qëllim eliminimin e pengesave legjislative dhe rregullatore dhe përafrimin me standardet evropiane.

Edhe pse shpërbërja e Këshillit Gjyqësor nuk përmendet drejtpërdrejt në rendin e ditës, Qeveria paraprakisht e kishte shpallur atë si një nga reformat kryesore në drejtësi. Të pyetur për zhvillimin e kësaj nisme, ata janë përgjigjur se janë të fokusuar në shndërrimin e plotë të organeve të drejtësisë në institucione efikase dhe kanë bërë thirrje për gjithëpërfshirje në proces.

“Kemi bërë thirrje për diskutim dhe përfshirje të të gjitha palëve të interesuara, por tani për tani nuk kemi arritur në atë gjendje”, thonë nga Qeveria. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj zgjidhjeve që do të jenë themeli i një shoqërie normale demokratike.

Raporti i Komisionit Evropian vlerësoi gjithashtu rikthimin e veprave të shpërdorimit të detyrës dhe bashkimit kriminal në Kodin e ri Penal, pasi ato u hoqën vitin e kaluar. Agjenda përfshin gjithashtu ndryshime ligjore për të përmirësuar efikasitetin e prokurorëve publikë në vend.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Slot pret ndeshje të vështirë kundër Arsenalit në “Emirates”

Story i radhës

“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë