​Plani për “qytetin linear” saudit tani përfshin ndërtesën më të madhe në botë

min lexim

Projekti i një qyteti linear 170 kilometra të gjatë, unik në botë, do të jetë jo vetëm një revolucion urban, por edhe arkitektonik – nëse realizohet vizioni i sundimtarit të tyre.

Si pjesë e projektit Vision 2030, i cili synon të modernizojë Arabinë Saudite, princi Mohammed bin Salman njoftoi një plan për të ndërtuar një qytet krejtësisht të ndryshëm, pa rrugë, makina dhe ndotje të ajrit.

Ideja e një qyteti linear, The Line, u prezantua për herë të parë në publik në fillim të vitit të kaluar, kur u shkrua se i gjithë qyteti për një milion njerëz do të ndërtohej me shpejtësi të madhe në formë të linjës së metrosë. Ideja ishte që një skaj i qytetit linear të mund të arrihej në tjetrin në jo më shumë se 20 minuta.

Megjithatë, edhe një projekt kaq madhështor dhe revolucionar ishte padyshim shumë pak për princin saudit, kështu që ai urdhëroi arkitektët e tij të projektonin një ndërtesë që do të ishte një homolog i piramidave egjiptiane për sa i përket rëndësisë, madhësisë dhe ambicies.

Tani bin Salman, në fakt, dëshiron që qyteti i tij linear të vendoset brenda një ndërtese të vetme. Do të ishte deri tani struktura më e madhe e ndërtimit në botë, do të përbëhej nga dy ndërtesa paralele, por të lidhura, 500 metra të larta dhe 200 metra të gjera, të cilat do të shtriheshin në njërën dhe në anën tjetër të Linjës, në një gjatësi prej 170 kilometrash.

Nga jashtë kjo strukturë e quajtur “Mirror Line”, do të mbulohej me një fasadë pasqyre.

Në total, do të mbulonte rreth 34 kilometra katrorë dhe mund të jetë shtëpia e deri në nëntë milionë banorë.

Në vizionin futurist përmendet edhe një sistem transporti tërësisht autonom, pa makina, një mikroklimë që do të siguronte ajrim natyral gjatë gjithë vitit, si dhe faktin që i gjithë ky qytet do të funksiononte me burime 100% të rinovueshme të energjisë.

Princi saudit planifikon ta vendosë qytetin e tij linear në veriperëndim të vendit, në provincën e Tabuk, ku pjesa detare do të vendoset në Detin e Kuq, relativisht afër Sharm el-Sheikhut egjiptian.

Vlerësimet thonë se gjithçka mund të kushtojë deri në një miliardë dollarë, por autoritetet theksojnë se aty do të hapen 380 mijë vende pune. Faza e parë e ndërtimit duhet të përfundojë deri në vitin 2030.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Beyonce ia kushton albumin e fundit xhaxhait të saj të ndjerë Johnny

Story i radhës

​Kapet në flagrancë zyrtari policor që kërkoi 800 euro ryshfet për patentë-shofer

Të fundit nga