​Plani për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës

1 minut lexim

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilën diskutihet për planin urbanistik të lagjes Kalabria.

Të zëshëm ishin deputetetët nga opozita si nga ajo AAK-së dhe AKR-së të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën planit urbanistik.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë.

Asmbleisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim të betonizimin e Kryeqytetit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë.

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes Kalabria të cilët nga Rama kërkuan t’i mbajë premtimet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekzekutuan 25-vjeçarin në Athinë, Gjykata e Korçës fundos dy autorët

Story i radhës

Gazetat e regjimit serb pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën: “Turp”, “Beteja heroike e Vuçiqit”

Të fundit nga