Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit “Plani”, për bashkëposedim të lëndëve narkotike,.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar 41-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Dyhoshet se ai posedonte kanabis bashkë me një tjetër person, të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, në muajin maj 2023.