Është arritur paqja mes PSG-së dhe Kylian Mbappe.
Pas përjashtimi nga ekipi në javët e kaluara dhe lënies jashtë nga ndeshja e parë e kampionatit kundër Lorientlubi francez ka vendosur ta kthejë në ekip ish-yllin e Monaco për të shmangur probleme në javët e fundit të merkatos, me kontratën e lojtarit që skadon në 2024-ën.
Megjithatë, vendimi është marrë për të shmangur një konflikt total. Objektivi është që të bindet Mbappe për të rinovuar kontratën deri në 2025-ën dhe më pas të shitet te Real verën e ardhshme.
Tani mbetet për t’u kuptuar nëse futbollisti do të vendosë ta zgjasë qëndrimin e tij në Paris edhe për një vit tjetër.