Plani i ri Netflix me reklama mbërrin më 3 Nëntor

min lexim

Plani tarifor me reklama i Netflix më në fund ka një datë dhe tashmë është e qartë se çfarë duhet të sakrifikojnë përdoruesit për një çmim më të ulët.

Plani i ri “Basic with Ads” do të jetë i disponueshëm nga data 3 Nëntor për 7 dollarë në muaj. Fillimisht do të ofrohet vetëm në 12 vende të botës si SHBA, Britania, Australia, Brazili, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut dhe Spanja.

Përdoruesit do të humbasin më tepër sesa thjeshtë të shohin reklama të cilat do të shfaqen për 4-5 minuta për çdo orë film. Do të jeni të kufizuar në rezolucionin 720p/HD ndërsa licencimi do të ndalojë shikimin e disa filmave dhe shfaqjeve televizive specifike.

Reklamat do të jenë sporte 15-30 sekondëshe dhe do të luhen përpara dhe gjatë shfaqjeve. Reklamat do të shfaqen sipas vendit dhe zhanrit të përmbajtjes që shikoni.

Incentivat për të përdorur një plan më të kushtueshme ende ekzistojnë. Me planin e ri Netflix shpreson ta bëjë shërbimin të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë.

Platforma ka humbur abonentë në muajt e fundit dhe plani i ri mund ta ndihmojë të tërheqë konsumatorë të rinj ose të mbajë ato ekzistuesit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kalenderi sfidon trajnerin e tij

Story i radhës

Zakonet e çifteve që qëndrojnë të dashuruar përgjithmonë

Të fundit nga