planet e federates atletike te kosoves per medalje elitare ne lojerat mesdhetare 692c10b754f6b

Planet e Federatës Atletike të Kosovës për medalje elitare në Lojërat Mesdhetare

November 30, 2025
min lexim

Kosova po përgatitet të presë Lojërat Mesdhetare 2030, një ngjarje historike që do të shënojë një moment të rëndësishëm për sportin në vendin tonë.

Njëra nga sportet pjesëmarrëse do të jetë edhe atletika dhe Federata Atletike e Kosovës po punon intensivisht për të siguruar që atletët të jenë të përgatitur në nivelin më të lartë, duke përballuar sfidat infrastrukturore dhe duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe përgatitje.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani, tregon vizionin, ambiciet dhe planet konkrete për zhvillimin e atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në këtë ngjarje.

Sylejmani: Mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë, e paimagjinueshme

“Sa i përket Lojërave Mesdhetare, që është në vitin 2030, ne jemi edhe më parë, por edhe tani prej që është marrë vendimi që do të mbahet në Kosovë, është një sensacion i jashtëzakonshëm. Është e pamundur ta mendonim që para 20 e pak vjetësh që në Kosovë të lirë të mbahen Lojërat Mesdhetare ku do të marrin pjesë 26 shtete të cilët bëjnë pjesë. Ne si Federatë Atletike gjithherë po dëshirojmë të bëjmë të pamundurën, edhe pse kemi shumë pengesa për atletët, sidoqoftë, ne do t’ia ndalim edhe për gara të tjera, por kryesisht për Lojërat Mesdhetare është diçka speciale”, tha Sylejmani.

Sylejmani tregon synimet e federatës për të konkurruar me atletë sa më të përgatitur dhe të cilësisë së lartë, raporton KosovaPress.

Sylejmani: Atletika do të kërkojë medalje elitare në Lojërat Mesdhetare

“Ne si Federatë Atletike do të konkurrojmë, sigurisht, posaçërisht që mbahet në vendin tonë që të kemi atletë sa më cilësorë dhe të përgatitur që të marrim medalje të bronztë, të arit apo të tjera. Do të ishte një sensacion i mirë, kur në vendin tonë mbahet një garë, por kjo është Mesdhetare prej 26 shteteve dhe do të jetë e mirë për klubet, federatën, por edhe vetë Kosovën. Trajnerët e klubeve këtu, kemi këshillat profesionale, selektorë të ndryshëm, janë duke punuar dalëngadalë, duhet ta formojmë një ekip…dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë të thukët, ta përfaqësojmë Kosovën bashkërisht me federata simotra të kësaj olimpiade apo mesdhetare”, tha Sylejmani.

Sylejmani flet edhe për sfidat infrastrukturore dhe rëndësinë e kushteve të mira për stërvitje, si dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore për përgatitjen e atletëve.

Sylejmani: Në kushtet aktuale është e vështirë të përgatitemi për më të mirën

“Kryesore është atleti. Pas atletit janë shtigjet e atletikës, trajnerët, vendi ku bëhen gara, përgatitja e tyre. Ne, fatkeqësisht, Federata Atletike e Kosovës, që nga viti 1991 kur e kemi themeluar federatën e pavarur, Federatën Atletike të Kosovës, kur edhe në 2015-n jemi bërë edhe anëtar të organizmit më të madh në botë – Federatës Botërore në Pekin, ne kemi punuar dhe do të punojmë që t’i arrijmë. Mirëpo, pa kushte është shumë më vështirë, por ne po e marrim këtë çështje që duhet të përgatitemi dhe do të bëjmë llogaritë apo planifikime të ndryshme për një përgatitje të posaçme, duke e kyçur edhe Komitetin Olimpik, edhe ministrinë në përgjithësi, dhe vërtet t’i dërgojmë aty ku ka shtigje të atletikës, ku ka vend për hedhje, ku ka vend për kërcime e të tjera, sepse atletika është i ka disa disiplina”, tha Sylejmani.

Sylejmani përmend investimet konkrete në ndërtimin e shtigjeve të reja të atletikës dhe ndikimin e tyre për zhvillimin e sportit.

Sylejmani: Në Kamenicë dhe Mitrovicë po ndërtohen shtigjet e reja të atletikës

“Në Kamenicë, është duke u ndërtuar me një intensitet të jashtëzakonshëm, do të thotë pjesa e fuqishme apo qysh thonë e vrazhdë është në rregull. Dhe sidomos në Mitrovicë, ai veç është duke shkuar drejt përfundimit, por të them të drejtën nuk e di çfarë mund të bëhet që ajo të mund të përfundojë këtë vit. Ne qe nga 1991 në stadiumin e Mitrovicës nuk kemi bërë gara cilësore, se njëherë e patën okupuar tjetërkush, pastaj u shkatërruan shtigjet…Andaj sikur të ishte bërë shtegu i atletikës në Mitrovicë, kjo është si një qendër e krejt klubeve ku marrin pjesë, atëherë nuk kishim pasur dëshirë apo nevojë që të shkojmë edhe diku tjetër”, tha Sylejmani.

Ndryshe, të shtunën e 29 nëntorit 2025, Kosova mori konfirmimin e rëndësishëm në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 pasi në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperblimet jane nisur drejt pensionisteve rama ja sa leke do te marrin gjysherit dhe gjyshet 692c1055aea48
Lajmi i mëparshëm

“Shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve”- Rama: Ja sa lekë do të marrin gjyshërit dhe gjyshet!

jo te qe cuan ne zgjedhje bytyci zbulon prapaskenat e pdk ldk aak kunder vetevendosjes 692c10c2eb8d9
Lajmi i radhës

‘JO’-të që çuan në zgjedhje: Bytyçi zbulon prapaskenat e PDK-LDK-AAK kundër Vetëvendosjes

Të fundit nga

ShkoLartë