Planet e Elon Musk për rritjen e Twitter brenda 4 vitesh

May 9, 2022
1 minut lexim

Një prej dilemave më të mëdha në lidhje me Twitter që kur Elon Musk e bleu për 44 miliardë dollarë, është sesi rrjeti social mund të ndryshojë nën drejtimin e tij.

Edhe pse duhet kohë deri në përfundimin e marrëveshjes, Musk nga ana tjetër duhet të prezantojë vizionin e tij tek investitorët.

New York Times ka përvetësuar ka një kopje të prezantimit të Musk për investitorët duke hedhur dritë mbi vizionin e tij për kompaninë.

Fillimisht Musk synon të rrisë numrin e përdoruesve nga 217 milionë në 600 milionë në 2025 dhe 931 milionë në 2028. Shifrat janë katër herë më të larta sesa aktualisht përfaqëson Twitter.

Musk gjithashtu synon të arrijë 104 milionë përdorues me pagesë për shërbimin që i referohet me një “X”. Referenca në lidhje me shërbimin nuk ka por produkti X mund të jetë një version me pagesë pa reklama i Twitter.

Ai gjithashtu beson se Twitter mund të arrijë të ardhura prej 26.4 miliardë dollarë drejt në 2025-ës, ose pesë herë më të larta sesa sot. Shërbimi me pagesë Twitter Blue i lançuar në SHBA si fazë testimi, Musk synon të ketë 69 milionë abonentë deri në 2025-ën dhe 159 milionë deri në 2028. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Видеолотарија четири години со обучени специјалисти ја спроведува програма за одговорно играње игри на среќа

Story i radhës

Zv/ministri Bushi: Rrugëtimi ynë europian është i pandalshëm

Të fundit nga

ShkoLartë