Plan për vrasjen e Rugovës?- Xhavit Haliti u kundërpërgjigjet akuzave: Ja pse Rugova nuk kishte qëndruar në Tiranë për katër vite

min lexim

Ditë më parë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se presidenti Rugova kishte kërkuar azil politik në Gjermani.

Kjo deklaratë kishte ngjallur reagimet të shumta në opinion dhe tek përkrahësit e Presidentit Rugova, të cilët madje deklaruan se në Tiranë kishte një plan për vrasjen e Presidentit Rugova.

E sot Haliti i është kundërpërgjigjur këtyre akuzave duke thënë se nuk kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë.

Ai ka thënë se pas përfundimit të Konferencës së Rambujes dhe nënshkrimit të marrëveshjes në Paris, delegacioni i Kosovës po bëhej gati të kthehej në Kosovë, por nga ndërmjetësuesit iu ishte komunikuar se aterrimi i aeroplanit me të cilin do të udhëtonim nuk do të lejohej në Aeroportin e Prishtinës.

Me propozimin tonë, pra të delegacionit të Kosovës u vendos që aeroplani ushtarak të ateronte në Tiranë dhe në Shkup.

Ata që donin të ndalojnë në Tiranë, do të zbrisnin në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, kurse ata që donin të rrinin në Shkup apo të udhëtonin për në Kosovë do të zbrisnin në Aeroportin e Shkupit.

Anëtarët e delegacionit nga UÇK-ja vendosën të ndalen në Tiranë dhe disa pas dy apo tri ditësh nëpërmjet rrugëve tokësore u futën në Kosovë”, shkruan Haliti.

Ai ka treguar se Rugova, të cilin e përshkruan se ishte në disponim të mirë, kishte ateruar në aeroportin e Rinasit dhe nga aty ishte nisur për në Shkup, për të ardhur më pas në Tiranë.

Postimi i plotë:

 “S’kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë

Kjo është e vërteta lidhur me uljen e aeroplanit në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujes (Parisit).

Po i paraqes publikisht disa fakte për t’i demantuar të painformuarit të cilët po spekulojnë se gjoja paska pasur kurth për ta vrarë Ibrahim Rugovën.

Pas përfundimit të Konferencës së Rambujes dhe nënshkrimit të marrëveshjes në Paris, delegacioni i Kosovës po bëhej gati të kthehej në Kosovë, por siç na u komunikua nga ndërmjetësuesit, aterimi i aeroplanit me të cilin do të udhëtonim nuk do të lejohej në Aeroportin e Prishtinës.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë ishin të shqetësuar.

Me propozimin tonë, pra të delegacionit të Kosovës u vendos që aeroplani ushtarak të ateronte në Tiranë dhe në Shkup.

Ata që donin të ndalojnë në Tiranë, do të zbrisnin në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, kurse ata që donin të rrinin në Shkup apo të udhëtonin për në Kosovë do të zbrisnin në Aeroportin e Shkupit.

Anëtarët e delegacionit nga UÇK-ja vendosën të ndalen në Tiranë dhe disa pas dy apo tri ditësh nëpërmjet rrugëve tokësore u futën në Kosovë.

Para se të nisej aeroplani u lidha nëpërmjet telefonit me presidentin Rexhep Mejdani.

I tregova se do të zbrisnim në Tiranë dhe i propozova që si president do të ishte mirë ta priste delegacionin e Kosovën në Aeroportin e Rinasit.

Gjatë bisedës hezitoi për shkaqe protokolli, por kur zbritëm, presidenti Mejdani ishte duke na pritur.

I gjithë delegacioni zbriti nga aeroplani, në përjashtim të Rugovës.

Pasi u vendosëm në sallën VIP të Aeroportit të Rinasit, ambasadori francez me disa nga stafi i Mejdanit shkuan dhe e sollën Rugovën në sallën ku ishim.

Kamarieri më pas i solli pijet …

Rugova duket në disponim të mirë. Mbase, edhe për arsye se pas prishjes me Sali Berishën, për katër vite nuk kishte qëndruar në Tiranë.

Takimi ishte shumë i hapur dhe vëllezëror.

Rugova u zotua se shumë shpejt zyrtarisht do ta vizitonte Tiranën.

Pas bisedave ndërmjet Mejdanit dhe Rugovës, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të Kosovës dhe pasi pushuam pak, Rugova me një pjesë të delegacionit u nisën për në Shkup.

E nga Shkupi se si kanë hyrë në Kosovë nuk jam në dijeni, por Rugova në Aeroportin e Rinasit nuk e ka pasur asnjë shqetësim.

Story i mëparshëm

“Reparti më i fortë i Kroacisë është mbrojtja”, Mitaj: Kemi harmoni edhe pas humbjes, të marrim pikë në ndeshjen e radhës

Story i radhës

Osmani: Ivan Stoilkoviç, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit

Të fundit nga