plakat e prillit te moshuarat tregojne se cfare eshte legjenda e diteve me mot te keq 67fe9060ca219

“Plakat e Prillit”/ Të moshuarat tregojnë se çfarë është legjenda e ditëve me mot të keq

April 15, 2025
1 minut lexim

Tashmë zyrtarisht mund të vijë pranvera. Sipas të moshuarve plakat e prillit kanë përfunduar. 

Lena Dedja është 85 vjeçe dhe kujton si e tregonin gjyshërit e saj legjendën e moçme të plakave të prillit.

“Plaka në mal shkoi të mjelë gjedhët, Zoti i dha dimër me tufan. E ngriu plakën me gjithë kafshët. Kështu na thoshin pleqtë, vendin nuk e di me saktësi. Në këtë periudhë, bie shi“, tregon zonja Lena Dedja.

Por si llogaritet datat e plakave të prillit, legjendë e cila edhe sot na shoqëron, pavarësisht skepticizmit për ta besuar atë.

“I qëllon 12, 13, 14. Zoti i ka kërkuar prillit 2 ditë dhe e ka tharë plakën“, thotë Dedja.

Në fshatra ende ruhet tradita e përcaktimit të zonjave të moshuara më plakat e prillit. Nëse koha nuk ka shi, plaka është e mirë dhe e urtë, por nëse moti është i keq me shi e bubullima, e tillë përcaktohet edhe zonja e moshuar.

Moti pranveror me luhatjet e tij ka bërë që besimet e lashta popullore të krijojnë legjendat e tyre për të justifikuar kapriçot e motit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fetai riafirmoi perkushtimin e fuqishem te qeverise per luftimin e korrupsionit 67fe8b076bc53
Story i mëparshëm

Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit

zrre ja neser pritet te marre vendimin per cmimet e reja te rrymes 67fe99fcd0161
Story i radhës

ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendimin për çmimet e reja të rrymës

Të fundit nga

ShkoLartë