Plagosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij

1 minut lexim

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ende nuk është arrestuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar susbstancë e dyshuar narkotike.

“VRASJE NË TENTATIVË – Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shpërbëhet qeveria në Gjermani, gazetari zbulon çfarë pritet të ndodhë pas kolapsit politik

Story i radhës

Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 13 gradë Celsius

Të fundit nga