Plagosja me armë zjarri në Lezhë, policia zbardh ngjarjen

August 20, 2023
1 minut lexim

Dy ditë më parë u plagos me një plumb në këmbë 24-vjeçari, Dorjan Gjini në Gjadër të Lezhës.

Autori i ngjarjes, Gabriel Marku nga momenti i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërsa është zbardhur shkaku i konfliktit mes dy të rinjve e cila shkoi deri në përdorimin e armës.

Mësohet se shkak i konfliktit mes dy të rinjve ka qenë xhirimi i gomave të makinës.

Sipas burimeve autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke i share dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali ku më pas janë përplasur fizikisht.

Pas përleshjes mes njëri-tjetrit Marku ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në këmbë. I riu është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një vajzë 6-vjeçare në mesin e shtatë viktimave nga sulmi rus në Chernihiv

Story i radhës

​A po i deklarojnë të hyrat avokatët dhe estrada, flasin nga ATK-ja

Të fundit nga

ShkoLartë