Plagosja e efektivit në Tiranë, autori po ndiqej nga një patrullë, qëlloi ndaj policisë

min lexim

Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa janë zbuluar detaje rreth ngjarjes së rëndë. 

Mësohet se një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja ka marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, të cilin më pas e kanë ndjekur.

Sipas njoftimit të policisë personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi Edlir Alleshi, i cili dyshohet se ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe më pas është dërguar me emergjencë në spital.

Sakaq, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media rumune tregon “skemën” se si federata e tyre shpëtoi me një dënim të butë pas skandalit ndaj Kosovës

Story i radhës

E dhimbshme: Vdes në moshën 13-vjeçare nxënësi Yll Neziri

Të fundit nga