plagosja e dy adoleshenteve ne himare zbardhen detaje nga ngjarja tragjike moren goditje nga perplasja e dy jet ski ve 64dbb3f321bda

Plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, zbardhen detaje nga ngjarja tragjike, morën goditje nga përplasja e dy jet ski-ve

August 15, 2023
1 minut lexim

Detaje të reja nga plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se dy adoleshentët kanë pësuar plagë të rënda nga përplasja e dy jet skive.

Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje. Njëri prej të lënduarëve është transferuar me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë kujtojmë se policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 2 pushuesit ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det. Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë. Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,
njoftoi policia.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P., sipas policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

80 mije euro per fitore e 500 mije per nje postim 64dbb3eda65ab
Story i mëparshëm

80 mijë euro për fitore e 500 mijë për një postim

gap rritet transparenca buxhetore ne komuna 64dbb3f7b6693
Story i radhës

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komuna

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë