Plagosi me sende të forta në kokë një 34-vjeçar, arrestohet i riu në Korçë

August 24, 2023
1 minut lexim

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi një ditë më parë plagosi me sende të forta një 34-vjeçar.

Ky i fundit ka qenë në një lokal me vëllain e tij, ku gjatë një konflikti u plagos me sende të forta në kokë.

34-vjeçari D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i policise Korçë

Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

I nxehti përvëlues pushton këtë vend, bashkia bën gjestin human ndaj qytetarëve

Story i radhës

Insiston Armend Muja: Mungon 0.5 përqind e grurit, po përpiqen për ta goditur qeverinë Kurti

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë