Plagosi 42-vjeçarin me armë zjarri, vihet në pranga autori i dyshuar

min lexim

Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri i një 42-vjeçari ditën e premte në Peshkopi.

Blutë thanë se në pranga ra shtetasi B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Njoftimi nga Policia Dibër

U konfliktuan dhe plagosi me armë zjarri një 42-vjeçar, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç, menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E shoh Kurtin në tryezën e ‘Open Balkan’”, Rama për median serbe: Kosova një ditë do të jetë pjesë, s’kam dyshime

Story i radhës

“Plagët” e grevës duhet të shërohen me durim dhe me dialog

Të fundit nga