Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë, tha për median se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri, në një rast të ndodhur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ka kërkuar trajtim mjekësor.
Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Ahmeti.
Burimi: botasot.info


