berisha ne asamblene parlamentare te kie jetike nje qendrim nderkombetar ndaj narkoshtetit 6abbfa8fa944b

Berisha në Asamblenë Parlamentare të KiE: Jetike, një qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

September 29, 2026
min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku është ndalur te emigrimi, trafiku i drogës dhe situata politike në Shqipëri.

Berisha e nisi fjalën e tij duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për mbijetesën dhe liritë e vendit.

Më tej, kreu i PD-së e cilësoi emigrimin si një problem serioz për Shqipërinë, duke argumentuar se largimi i qytetarëve nga vendi ka krijuar, sipas tij, një kërcënim ekzistencial.

Berisha vijoi me kritikat ndaj qeverisjes, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” dhe duke pretenduar se vendi është i pari në Europë për trafikun e drogës, ndërsa kartelet shqiptare, sipas tij, janë furnizuesit kryesorë të kanabisit në Europë.

Në përfundim të fjalës së tij, ai e cilësoi si “të një rëndësie jetësore” qëndrimin kundër asaj që ai e quan “narkoshtet”.

“Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, nevojitet një qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën tonë, liritë tona, si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë.

Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim.

Justin Gast, në një studim të kryer në 149 vende, ka arritur në përfundimin se emigracioni mund të shkaktojë një “rrjedhje demografike” dhe të ketë pasoja shumë të rënda.

Në Shqipëri, kjo e ka vendosur kombin përballë një kërcënimi real ekzistencial. Aktualisht, në hapësirën e Bashkimit Evropian, sipas Eurostat-it, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së. Imagjinoni se në çfarë gjendjeje ndodhemi.

Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa.

Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë.

Për ta përmbyllur, është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin ”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagoset nje person ne miradi te fushe kosoves i dyshuari ne arrati 6abbfa138d565
Lajmi i mëparshëm

Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati

shba perfundon terheqjen ushtarake nga iraku 6abbfaf1d23a5
Lajmi i radhës

SHBA përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku

Të fundit nga

Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime.

SHBA përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku

Shtetet e Bashkuara përfundojnë të mërkurën, më 30 shtator, tërheqjen e trupave nga Iraku, duke I dhënë fund më shumë se dy dekadave të pranisë ushtarake amerikane në vend. Tërheqja është mirëpritur
ShkoLartë