partite rikthehen neser ne grupin e punes per kodin zgjedhor 6abbe38ce13d8

Partitë rikthehen nesër në grupin e punës për Kodin zgjedhor

September 29, 2026
1 minut lexim
IMG 0443

Partitë politike janë përballë një përpjekje tjetër për të zhbllokuar procesin e ngecur për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka ftuar në takim aktorët politik që nisën bisedimet muaj më parë, për nesër në ora 11.
Pjesëmarrjen për Alsat e konfirmuan VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i, BDI-ja dhe E Majta. Procesi ngeci muaj më parë me 13500 amendamente të dorëzuara nga LSDM-ja dhe e Majta. Propozimi i pushtetit përfshinte rekomandimet e OSBE-ODIHR-së, ndryshime teknike në monitorimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimin e ankesave si dhe votim online të diasporës.

LSDM-ja mbetet në qëndrimin kategorik kundër votimit të diasporës në mënyrë elektronike. Lidhja Socialdemokrate e kundërshtoi kategorikisht këtë propozim, duke argumentuar se votimi elektronik dhe ai me postë mund të krijojnë rrezik për manipulime dhe cenim të integritetit të procesit zgjedhor.

E Majta ka kundërshtuar gjithashtu modelin e votimit të diasporës të propozuar nga pushteti dhe ka dy kërkesa të rëndësishme: një njësi zgjedhore dhe ndryshime në reklamimin politik.

Ndërkaq BDI-ja ishte shprehur pro votimit të diasporës në mënyrë elektronike mirëpo me mekanizma të qartë mbrojtës ndaj manipulimit të votës.

Por më 15 korrik, Maqedonia humbi trenin e fundit për realizimin e reformës zgjedhore për të cilën, në rast se do të ishte miratuar në kohë, vendi do të kishte marrë 4.2 milion euro para evropiane nga plani i rritjes./Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i thashe mos me turpero ne vend te jay z zbulon si nisi gjithcka me beyonce n 6abbdf9ce063c
Lajmi i mëparshëm

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyonce-n

plagoset nje person ne miradi te fushe kosoves i dyshuari ne arrati 6abbfa138d565
Lajmi i radhës

Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati

Të fundit nga

ShkoLartë