Plagoset aksidentalisht një zyrtare policore në Prishtinë

1 minut lexim

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

E kontaktuar nga mediumi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.

Mediumi ka provuar të kontaktojë sot me Arbër Bekën, zëdhënësin e IPK-së, megjithatë kontakti me të përmes telefonit nuk ka qenë i mundur.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Albina Kelmendi prezanton albumin e ri “Rrugë me nota”

Story i radhës

Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, ja katër pikat kyçe që u diskutuan

Të fundit nga