PKK vazhdon aktivitetet në Evropë edhe pse ndodhet në listën e organizatave terroriste

December 28, 2022
min lexim

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK mbajtën protesta në qytetet kryesore evropiane gjatë fundjavës ndërsa autoritetet e Republikës së Türkiyes kanë paralajmëruar prej vitesh se kjo është një organizatë terroriste që është përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe se merret me kontrabandën e drogës dhe njerëzve, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 23 dhjetor, një 69-vjeçar hapi zjarr në një qendër kulturore në Paris, duke vrarë tre persona. Mediat shtetërore franceze identifikuan personin e armatosur si William M., një mekanik në pension i cili ishte entuziast i armëve me precedentë penal.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmain, vizitoi vendin e sulmit dhe pas një kohe të shkurtë aty filluan të mblidhen mbështetësit e organizatës terroriste PKK. Tubimi u kthye në protestë brenda një kohe të shkurtër ndërsa mbështetësit e PKK-së u përleshën me policinë dhe në trazira u plagosën të paktën 20 policë.

Një ditë pas sulmit, mbështetësit e PKK-së përhapën aktet e tyre të dhunshme në vende të tjera evropiane ndërkaq përleshje me policinë pati edhe në Londër. Grupi u mblodh para ambasadës franceze në Londër duke brohoritur parulla kundër Türkiye-s dhe Francës për shkak të sulmit të armatosur në Paris.

Duke folur para gazetarëve të dielën në lidhje me dhunën e shkaktuar nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Türkiye, Omer Çelik tha se zhvillimi i tillë i ngjarjeve nxori në shesh faktin se mbrojtja e organizatave terroriste në Evropë do të shkaktonte përfundimisht probleme të mëdha për vetë Evropën.

PKK është organizatë terroriste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. PKK është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve. YPG është dega siriane e PKK-së dhe është gjithashtu e pranishme në Evropë.

Aktet e vandalizmit të PKK-së në Evropë

Disa vende evropiane kanë paraqitur padi në Europol, shërbimin policor të Evropës, se mbështetësit e PKK-së janë të përfshirë në krime të rënda në të gjithë kontinentin. Në Gjermani, mbështetësit e PKK-së sulmuan xhamitë dhe tregjet e frekuentuara nga komuniteti turk ndërsa Europol regjistroi veprime të ngjashme në Belgjikë dhe Zvicër në vitin 2020.

Fundjavën e kaluar, mijëra mbështetës të PKK-së në Paris mbanin parulla të Abdullah Ocalan-it, kreut të organizatës terroriste, duke brohoritur parulla në mbështetje të tij. Ata u përplasën me policinë duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete.

Në Londër, mbështetësit e organizatës terroriste marshuan drejt ambasadës turke. Ata penguan trafikun dhe pati përleshje midis policisë dhe mbështetësve të PKK-së pasi turma hodhi gurë në ndërtesën e ambasadës.

Aktivitetet e rekrutimit të militantëve të PKK-së në Evropë

Raportet e Europolit për 2020 dhe 2021 e përshkruajnë PKK-në si një organizatë terroriste “etno-nacionaliste” dhe “separatiste” dhe deklarojnë se organizata terroriste vazhdon aktivitetet e saj të paligjshme si përhapja e propagandës, rekrutimi i militantëve dhe mbledhja e fondeve në vendet evropiane.

Raporti mbi gjendjen dhe tendencat e terrorizmit në BE theksonte se PKK-ja ka krijuar struktura ndërmjetëse në vendet evropiane për të gjetur mbështetje logjistike dhe financiare për aktivitetet terroriste në Türkiye dhe vendet fqinje. Këto struktura kryesisht funksionojnë në fshehtësi nën maskën e shoqatave kurde.

Raporti thekson se disa shtetas të BE-së të rekrutuar nga PKK-ja janë përfshirë në aktivitete terroriste në Irak dhe Siri.

Në seancën e Parlamentit gjerman më 25 nëntor, në pyetjen e partisë opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD), përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thanë se organizata terroriste PKK-YPG rekrutoi rreth 300 persona nga Gjermania për të mbështetur aktivitetet terroriste në Siri dhe Iraku.

Në deklaratë thuhet se rreth 300 persona kanë shkuar në Siri dhe Irak nga Gjermania për t’iu bashkuar PKK-së që nga viti 2013, sipas inteligjencës gjermane ndërsa gjysma e tyre janë kthyer në Gjermani.

Mbledhja e fondeve për organizatën terroriste

Duke theksuar se terroristët e PKK-së vazhdojnë të përdorin Evropën përmes mjeteve të ligjshme dhe të paligjshme, Europol deklaroi se aktivitetet e organizatës terroriste përfshijnë zhvatje dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar si dhe fushata për mbledhjen e fondeve.

Thomas Haldenwang, kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, apo Organizata për Mbrojtjen e Kushtetutës, pranoi se vendi i tij ishte kthyer në një platformë për aktivitetet e PKK-së për mbledhjen e fondeve dhe simpatizantëve. “PKK organizon fushata të ndryshme për mbledhjen e fondeve në Gjermani dhe i përdor këto para për të financuar sulmet terroriste në Türkiye”, tha Haldenwang në qershor të këtij viti.

Ai deklaroi se organizata terroriste PKK rekrutonte të rinj për të kryer aktivitete terroriste në Türkiye, Siri dhe Irak, duke përdorur shoqata të ndryshme në Gjermani. “PKK vazhdon të jetë një organizatë terroriste ndërkombëtare, e cila vazhdon të kryejë sulme të dhunshme dhe vrasje në rajon”, paralajmëroi Haldenwang.

Sipas raportit vjetor të sigurisë të publikuar javën e kaluar nga shërbimi gjerman i inteligjencës, PKK konsiderohet si grupi më i madh ekstremist i huaj në vend, me rreth 14.500 anëtarë.

Sipas raportit, PKK ka mbledhur rreth 16.7 milionë euro në Gjermani dhe më shumë se 30 milionë euro në Evropë në vitin 2021 përmes fushatave të saj të donatorëve. Rrjeti i kontrabandës së drogës së PKK-së në kontinentin evropian është i njohur si për shërbimet e sigurisë ashtu edhe për shërbimet e inteligjencës.

Kontrabanda

Sipas të dhënave të publikuara muajin e kaluar nga ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Suleyman Soylu, organizata terroriste PKK kontrollon 80 për qind të tregut të drogës në Evropë, duke gjeneruar më shumë se 1.5 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

PKK i përdor këto fonde për aktivitete terroriste kundër Türkiye-s.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Helmohen nga ushqimi disa studentë në shtëpinë studentore ”Pellagonia”?!

Story i radhës

Kalon në Qeveri Projektligji për Arsimin e Lartë

Të fundit nga

ShkoLartë