“E keni rastin e Kumanovës. Pa marrë parasysh motivin dhe pse, ajo ka qenë tragjedi për familjet dhe për Kosovën. E ti çohesh i mbështet aktet që ato akte nuk mund të kenë legjitimitet tjetër sipas ligjit ndërkombëtar pos terrorizëm. Me shku shtetit tjetër sovran, shtetasit e tu në territor me u përdorë për qëllime agresive”, ka thënë ditë më parë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani.
Por për këtë deklaratë ka reaguar Naser Bajraliu, pjesëtari i Grupit të Kumanovës, i cili po vuan burg në burgjet e Maqedonisë për rastin e Kumanovës të 9 majit të 2015, përcjell INA.
“Derisa duhet ti kundervihemi këtij njeriu pa moral dhe me poste shtetëtore si Rektor dhe kryetar i Gjykates Kushtetuese, i cili kushtëzon vajza e gra në univerzitet për këmbim të provimeve. Pa fije morali e fytyre del dhe thotë se ne si Grup i Kumanovës dhe kryeministri Kurti po i marrëdhëniet. Askush nuk na ka quajtur terorista përveç maqedonëve, serbëve dhe rusëve, dhe tani del ky i pamoralshmi dhe shkon në të njejtën vijë me të lartpërmendurit. Kshyrni reagimet e të gjithë ambasadorëve të shteteve të Evropës që prej 9 majit 2015 deri me tani a na ka quajtur, qoftë vetem edhe një të na ketë quajt teroristë ose organizatë terroriste, përpos shteteve që i kemi fqinj pa dëshirën tonë”, reagoi ndër të tjera Bajraliu, nga Gjilani i dënuar me burg të përjetshëm.