Pjesëtarë të stafit të Ambasadës amerikane asistohen nga Policia e Kosovës në poligonin e qitjes

May 7, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka mbështetur dhe asistuar pjesëtarë të stafit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, në trajnimin e tyre për kualifikim të përdorimit të armëve.

PK-ja i ofroi Ambasadës poligonin e qitjes, ku morën pjesë stafi i sigurisë dhe rojet e sigurisë së Marinës Amerikane.

Aty ishin prezent edhe zyrtarët policorë të PK-së, të cilët ishin të angazhuar në mbrojtjen e pjesëmarrësve dhe këshillat për përdorimin e armëve.

“Ky trajnim rrit gatishmërinë për emergjenca, forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe ndihmon në mbajtjen e Ambasadës dhe vendeve tona të sigurta”, deklaroi Ambasada.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Konflikti pronësor në Has! Arrestohet 21-vjeçarja, goditi me mjete të forta çiftin e bashkëshortëve

Story i radhës

Gullit: Penalltia e Interit nuk ishte, goli i tretë duhej anuluar!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë