Pjesëmarrja e Delegacionit në AP të NATO-s në Sesionin Vjetor të 70-të në Montreal, Kanada

November 26, 2024
min lexim

Shkup, 26 nëntor – Në Sesionin Vjetor të 70-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet nga 22-25 nëntor 2024 në Montreal, Kanada, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Dragan Kovaçki, shef i Delegacionit dhe deputetët Bekim Sali dhe Sllavjanka Petrovska, anëtarë të Delegacionit, informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Seancës plenare i ka paraprirë mbajtja e komiteteve të përhershme të kësaj asambleje, në rendin e ditës të të cilave janë shqyrtuar më shumë raporte dhe propozim-deklarata për miratim në seancë.

Parlamentarët e konfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe nevojën për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare, si dhe të drejtën për vetëmbrojtje legjitime, në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, u mbështet përshtatja aktuale e NATO-s sipas sfidave të reja strategjike, me thirrje për vendet që t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes mbi 2% të BPV-së për kontribut më të mirë në mbrojtjen kolektive.

“Sa i përket lidhshmërisë në rritje të fuqive autokratike në mbarë botën, veçanërisht Rusisë, Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë, dhe strategjive të tyre për të minuar vlerat demokratike, ekzistonte vetëm qëndrimi për intensifikimin e veprimit dhe avancimin e aktiviteteve të përbashkëta të vendeve të Aleancës, me qëllim të përballimit më të mirë të këtyre kërcënimeve ndaj shoqërive dhe qytetarëve modernë. Në këtë kontekst, anëtarëve iu kërkua gjithashtu që t’i zbatojnë plotësisht sanksionet ekzistuese dhe dytësore dhe të ushtrojnë kontroll më të madh mbi eksportin e teknologjisë ushtarake. Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe i Detit të Zi, si dhe jugu global, u zbuluan si pika të mundshme të destabilizimit dhe ndikimesh të jashtme nga palët e treta dhe për këto arsye u arrit pëlqimi për të forcuar mbështetjen e NATO-s përmes aktiviteteve të përbashkëta me këto vende. Deputetët e përshëndetën avancimin e bashkëpunimit me partnerët e Aleancës që ndajnë vlera të përbashkëta dhe përfshirjen e tyre më të madhe në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, thonë nga Kuvendi.

Shefi i Delegacionit, Dragan Kovaçki, në pjesëmarrjen në Komitetin e Përhershëm të AP-së së NATO-s, i informoi dhe i ftoi kolegët e tij për iniciativën tonë për të organizuar takimin e radhës të Komitetit në prill të vitit të ardhshëm në Shkup, në vitin kur do të shënojmë 5-vjetorin e hyrjes së vendit në NATO si aleati i 30-të.

“Evenimenti do të jetë mundësi për të konfirmuar edhe një herë përkushtimin tonë për përmbushjen e qëllimeve dhe për t’i ofruar përvojat dhe kapacitetet tona për çështjet e mbrojtjes dhe ushtarake të rëndësishme për këtë pjesë të krahut të NATO-s”, theksoi Kovaçki.

Në seancën plenare, fjalime të rastit mbajtën: Xhastin Trudo, kryeministër i Kanadasë, Ruslan Stefançuk, kryetar i Kuvendit të Ukrainës, Rejmonde Ganje, kryetare e Senatit të Kanadasë dhe Boris Ruge, ushtrues detyre zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Janë miratuar pesë rezoluta dhe rekomandime për qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s: Dëshmimi i së ardhmes për Aleancën dhe mbështetja e Ukrainës me fitore, Forcimi i mbrojtjes së integruar ajrore dhe raketore të NATO-s, Lufta kundër dhunës seksuale gjatë konfliktit, Galvanizimi i përparësisë teknologjike për mbështetjen e prosperitetit dhe sigurisë së Aleancës dhe Shfrytëzimi i mundësive për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në fushën ushtarake.

Asambleja Parlamentare zgjodhi udhëheqësi të re për sesionin, me Markos Perestrelo de Vaskonselos të Portugalisë si kryetar dhe pesë nënkryetarë: Xhuli Derovic nga Kanadaja, Ser Alek Shelbruk nga Mbretëria e Bashkuar, Miko Savola nga Finlanda, Agnes Vadai nga Hungaria dhe Johan Vaderfull nga Gjermania. Avril Hejns, drejtoresha e parë femër e Zbulimit Nacional të SHBA-së, i është ndarë çmimi Femrat e Paqes dhe Sigurisë e AP-së së NATO-s për vitin 2024.

Asambleja Parlamentare e NATO-s (AP e NATO) është organizatë multilaterale që vendos lidhje thelbësore midis NATO-s dhe parlamenteve të vendeve të NATO-s, siguron transparencë më të madhe të politikave të NATO-s dhe kontribuon në forcimin e vlerave transatlantike të Aleancës.

AP-ja e NATO-s numëron 281 delegatë nga 32 vende anëtare të NATO-s, si dhe delegatë nga vendet anëtare të asociuara, partnerë rajonalë dhe nga vendet anëtare të asociuara mesdhetare, si dhe vëzhgues parlamentarë nga vendet e tjera dhe asambletë parlamentare (AP e OSBE-së dhe AP e KE-së) dhe delegacioni nga PE-ja, të cilët marrin pjesë edhe në aktivitetet e tij. Asambleja paraqet forum kritik për dialogun ndërkombëtar të parlamentarëve mbi temat strategjike dhe të sigurisë me interes të përbashkët për NATO-n.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruaja 61 vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë në Shkup

Story i radhës

VLEN: BDI ka mbajtur peng shqiptarët me kontrata në vepër

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë