Ata që po ndjekin ndeshjet e botërore të Katarit nga stadiumet, nuk kanë pse të humbasin statistikat e lojtarëve të cilat normalisht do ti kishin parë nga televizori.
Aplikacioni FIFA+ ka një funksionalitet të ri të realitetit të shtuar me të cilin fansat mund të shohin videot e VAR apo këndet e ndryshme të kamerave.
FIFA thotë se vetëm ata që ndjekin ndeshjet me pjesëmarrje fizike mund të kenë akses në FIFA+ Stadium Experience. Sipas një videoje e cila ka marrë miliona shikime, përdoruesit mund të drejtojnë kamerën e telefoni nga fusha dhe një ndërfaqe do të shfaqet ku mund të klikojnë mbi çdo lojtar për të parë shpejtësinë e tyre të lëvizjet apo hartën e lëvizjeve më të shpeshta.
Videot e VAR janë të rëndësishme për ata të cilët janë në stadium por nuk e kanë të qartë pse një arbitër mori një vendim të caktuar.
Në rastin e ndeshjes Spanjë-Japoni, u duk se topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese duke bërë që arbitri në fushë ta anulonte por që VAR do të rrëzonte vendimin pak minuta më vonë.
Kupa e Botës është një eksperiencë të përsëritet rrallë herë. Andaj nganjëherë është e kuptueshme të mbani celularin larg vetes për të ndjerë atmosferën rreth jush. /PCWorld Albanian