Pjesë e një grupi kriminal në Belgjikë, policia sekuestron 22 pasuri të paluajtshme dhe automjete në Vlorë, Durrës dhe Tiranë

March 10, 2023
min lexim

Sekuestrohen 22 pasuri të paluajtshme dhe automjete në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale E.G. i cili rezulton i dënuar në Bruksel për trafik droge.

Policia bën me dije se ai është pjesë e një grupi kriminal në Belgjikë dhe ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga veprimtaria e tij kriminale.

Në listën e pasurive të sekuestruara janë apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Luftë frontale ndaj fenomeneve kriminale, si dhe ndaj pasurive dhe aseteve që krimi posedon apo prej të cilave furnizohet.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.

Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.

Si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Policisë në qendër dhe në qarqe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me homologët, me fokus zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të ndryshme që shtetas me precedentë penal, mund t’i kenë siguruar përmes aktiviteteve kriminale, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filtri”.

Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si  dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajtshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij. 50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Fillon ndërtimi i sheshit qendror në Rahovec

Story i radhës

Krasniqi deklarohet pas takimit me Lajçakun, e fajëson kryeministrin Kurti për këtë gjë

Të fundit nga

ShkoLartë