Pjesë e grupit të Suel Çelës, GJKKO merr vendimin për Fuad Verzivollin

December 3, 2024
1 minut lexim

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për Fuad Verzivollin, pjesë e grupit të Suel Çelës i cili mori pjesë në atentatin e dështuar në Elbasan katër vite më parë.

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet  nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vuçiq jep detaje nga takimi, thotë se zhvilloi bisedë “të vështirë” me Kallasin

Story i radhës

Kartat e reja grafike gaming të Intel janë vetëm pak ditë larg

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë