Pjesa më e madhe e Shkupit sot pas orës 22 do të jetë pa ujë, rekomandime nga ISHP-ja për qytetarët

December 20, 2024
min lexim

Shkup, 20 dhjetor – Pjesa më e madhe e Shkupit sot pas orës 22 do të mbetet pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit krysor. Ndërprerja, siç njoftuan NP “Ujësjellës dhe kanalizim” do të zgjat deri në sanimin e defektit.

Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët lidhur me mungesën e paralajmëruar të ujit në periudhën e ardhshme në Shkup.

Për qytetarët rekomandohet – magazinim të ujit në të paktën 4 litra ujë për person në ditë, të përdoret vetëm për nevoja esenciale si për pije, gatim dhe higjientë personale, të përdoren mjete olr dezinfektimin e durave nëse nuk ka qasje në ujjë, të përgatitet vakte, të cilët nuk kërkojnë shumë ujë për përgatitje dhe pastrim…

Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve të Shkupitpërveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugët së plastikave në Ambasadën Amerikane, Vizbegut, Bardovcit, Zhelezarës, Zonës së lartë të Autokomandës, Gjorçe Petrovit nga SP Planet, Saraji, Shutka, Fushë Tophane, Novosellski pat, vendbanimi Dame Gruev, Kisella Jabuka, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Orman.

“Shfrytëzuesit e tjerë nga Shkupi do të mbeten pa ujë”, thonë nga ndërmarrja.

Për riparimin e defektit do të ndërpritet furnizimi me ujë nga tubacioni kryesor i qytetit F-1600, për shkak të zbatimit të planit kompleks operacional të paralajmëruar më parë për riparimin e tubacionit kryesor.

Siç shpjeguan, bëhet fjalë për mbyllje të shumta të tubacionit kryesor në anën e djathtë të lumit Vardar, duke filluar nga SP – qendra në Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendra, Kisella Vodë, Draçevë, Pintia, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e Re, Aerodrom, deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.

Përveç këtij lokacioni “Ujësjellës dhe kanalizim” njofton se do të rregullohen edhe tre defekte të valvulave përgjatë tubacionit kryesor, nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri në kryqëzimin e bulevardit “Partizanski Odredi” me rrugën “Nikolla Parapunov”.

Theksojnë se nevojitet  zëvendësim sistematik i valvulave mbyllëse pesë dekadash dhe rehabilitimi i pajisjeve hidroteknike për të rritur qëndrueshmërinë e rrjetit të ujësjellësit dhe për të përmirësuar nivelin e presionit në rrjetin e ujësjellësit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të martën në aksionin e mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në Komunën e Karposhit, lidhur me ndërprerjen e paralajmëruar, tha se nuk do të ketë nevojë për shpërndarje të ujit, sepse riparimi i defekti nuk do të zgjat më shumë se një riparim i rregullt të ndonjë defekti tjetër në qytet.

Në pyetjen e gazetarit, Arsovska tha se pret që sanimi i defektit të përfundojë brenda 24 orëve, ose siç tha ajo, sipas planit të përgatitur nga stafi teknik i ndërmarrjeve publike të Shkupit, riparimi pritet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetovarët i përgjigjen pozitivisht BDI-së! Ahmeti: Pa shqiptarët s’ka Maqedoni

Story i radhës

Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave në Mirditë dalin në protestë

Të fundit nga

ShkoLartë