Pjesa lindore e Maqedonisë së Veriut mbulohet nga bora

November 11, 2024
1 minut lexim


Rajoni i Maleshevisë dhe Pijanecit sot në mëngjes është mbuluar nga një shtresë e borës, e cila është më e shprehur në viset më të larta. Në qytetin e Dellçevës dhe fshatrat përreth sipërfaqja e borës është minimale, ndërsa reshje bore sot ka pasur edhe në komunat Makedonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.

“Rrugët janë të kalueshme, ndërsa komunikacioni për momentin po zhvillohet pa probleme. Apelojmë që të respektohet sinjalizimi në komunikacion dhe të respektohen kushtet e rrugës”, theksuan nga njësia rajonale “Rrugët e Maqedonisë”.


Photo: MIA

Nga institucionet arsimore të Dellçevës bënë të ditur se transportuesit që lëvizin deri te shkollat ​​në zonat rurale me kohë e kanë përmbushur obligimin e tyre.


Photo: MIA

Për momentin në rajonin e Dellçevës më së shumti borë ka rënë në malin Golak, në fshatin Trabotivishtë, si dhe në zonën e fshatit Xvegor afër vendkalimit Dellçevë.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

Story i radhës

“Ambasadorët s’duhet të marrin pjesë në fushatë elektorale”, Hasani përplaset me Tabakun në komision: Nuk ka pasur aktivitet politik, por takim me diasporën

Të fundit nga

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë